Messi: Nuk doja të largohesha nga Barcelona, ja kur do të tërhiqem nga futbolli
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 27 March 2024
Kur do të tërhiqet nga futbolli? Leo Messi, i cili ka kontratë me Inter Miamin deri në 2025, foli rreth së ardhmes në intervistën e fundit, ku ndër të tjera u ndal momenti i largimit nga Barcelona (2021).
“E kam të qartë që do ta ndiej momentin kur duhet të tërhiqem. Do të ndodhë kur të mos jem më në gjendje për të ndihmuar shokët e skuadrës. Unë jam një tip shumë autokritik.
E di kur jam mirë, gjithashtu edhe kur ndihem keq. Kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vazhdoj të bëj mirë, atëherë do të përpiqem të vazhdoj të luaj.
Sepse të luaj futboll është ajo që dua. Gjithsesi, kur ta ndiej se ka ardhur momenti të largohem do të bëj, pa u ndikuar fare nga mosha.
Vazhdoj të kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ushqehem mirë. E bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, edhe për shkakun që futbolli është bërë shumë fizik. Dhe gjithashtu luajmë më shumë ndeshje se më parë.
Sigurisht që pasi ta mbyll me futbollin aktiv do të gjej mënyrën për të realizuar rolin e ri që do të më pëlqejë.
Në aspektin sportiv kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, nuk mund të kërkoj më shumë. I jam falënderues Zotit, më ka dhënë shumë. Në aspektin profesional dhe personal.
Largimi nga Barcelona? Ishte e vështirë, sepse ndihesha për mrekulli në Barcelonë. Dhe nuk mendoja se do të largohesha.
Nuk isha gati të ikja nga Barça, gjithçka ndodhi shumë shpejt. M’u desh të rindërtoja jetën me kalimin e ditëve.
Njoha një kampionat tjetër me PSG-në, një tjetër klub dhe dhoma zhveshjeje të reja. Ishte një ndryshim që nuk po e kërkoja. Ky është shkaku pse fillimi ishte i vështirë”, theksoi legjenda e gjallë e lojës më të bukur me top.
Të tjera
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!
Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. P...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...