Lajme

Maqedonci për avancimin e Kosovës në NATO: Një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 24 March 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha Kosova pas pranimit si shtet i asociuar në NATO, është një hap më afër të qëllimit si shtet i pacenueshëm për Ballkan stabil.

“24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO-s jemi edhe një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet i pacënueshëm e për Ballkan stabil”, shkroi ai.

“Intervenimi i NATO-s i 24 marsit të vitit 1999 nuk kishte si të mos ndodhte pasi ishte e vetmja formë që do të mund t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me forcë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, shtoi ministri në Facebook, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Maqedonci tutje tha se është për keqardhje se si Serbia edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës nuk kërkon falje dhe as nuk ndjen keqardhje për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Arkivat shtetërore nuk u hapën kurrë, ndërsa ekzekutorët e krimeve të shtetit serb vazhdojnë të enden të lirë”, u shpreh i pari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera