KDI për Komisionin Hetimor për Rezerva: Përfundoi mandatin ende pa filluar punën
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 21 March 2024
Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar.
Në njoftimin e KDI-së thuhet se deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit.
“Ngjashëm, në dëmtimin e cilësisë se punës hetimore të këtij Komisioni, ka ndikuar edhe qasja e deputetëve opozitarë e mbizotëruar nga politizimi. Me gjithë faktin që Komisioni ka mbajtur 10 mbledhje, puna e tij në asnjë periudhë nuk ka përkuar me synimet e realizimit të një hetimi objektiv të bazuar në fakte, pasi ishte tërësisht e dominuar nga tendencat partiake dhe akuzat e ndërsjella. Diskursi brenda komisionit ishte i rënduar me cilësime politike jo-parlamentare ndërmjet deputetëve dhe rrallëherë në frymën e trajtimit të temës për të cilën ky komision ishte formuar, pra hetimin e dyshimeve për korrupsion me rezervat shtetërore”.
“Sot kur Komisionit hetimor parlamentar i përfundon mandati, ai akoma nuk ka arritur të ndërtojë një plan të mirëfilltë të punës, pra nuk ka arritur të filloj hetimet, fazë kjo që në Ligjin për Hetim Parlamentar vlerësohet të jetë faza fillestare e punës hetuese. Për më tepër, tani kur kjo çështje është duke hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, jo serioziteti, diskursi politizues dhe profesionalisht i mangët i këtij komisioni mund të cenoj vetë procesin hetues”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...