Kurti: Serbinë e njohim më mirë se ShBA-ja – kur na kërkojnë diçka që e kemi dëgjuar nga Beogradi, duhet të kemi kujdes
Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 19 Mars 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nga pikëpamja e tij, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe të dykahshme.
Kurti tha se ndoshta në të kaluarën kanë qenë marrëdhënie njëkahore, por sot, sipas tij, janë dykahore.
“Që do të thotë se ka edhe dhënie, edhe marrje, sepse të tilla janë marrëdhëniet ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës edhe de jure, edhe de facto. Kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga ne sjelljen e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, ne nuk pyesim pse, vetëm kur dhe si. Na e treguan datën dhe vendin ku vijnë – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”, tha Kurti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë,.
Tutje, Kurti tha se Kosova e njeh Serbinë më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, Kosova s’mund të ketë këndvështrim karshi Beogradit identik me atë të Uashingtonit.
“Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, tha Kurti.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...





























