Lajme

Mosrespektimi i ligjit kundër duhanit, ja sa gjoba janë shqiptuar për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 19 March 2024

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga janari deri më 14 mars, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba, për ata që nuk kanë respektuar ligjin kundër duhanit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të tyre, është bërë e ditur se këta muaj gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë, pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Gjithashtu sipas MSh-së, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.

-Advertisement-

“Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba. Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes; Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë; Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, mos pi duhan. Jeto, merr frymë lirshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera