Lajme

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari nderohet me Urdhrin e Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 19 March 2024

Flutura Kusari, Juriste e të drejtës së medias është nderuar me Urdhrin e Meritës nga Gjermania, nga Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Ky çmim iu dha duke parë përkushtimin e saj të jashtzakonshëm në promovimin e lirisë së medias, shkruan Gazeta Infokus.
“Demokracitë në shumë vende në Europë janë duke u sfiduar dhe tash si asnjëherë më parë është e nevojshmë që të ruhet liria e mediave dhe të mbrohen gazetarët dhe profesionistët e mediave në Kosovë dhe Europë. Çmimi është njohje e punës dhe motiv për të vazhduar aktivizmin. Jashtëzakonisht e nderuar dhe tejet falenderuese”, ka thënë juristja.
Përkrahësja më e madhe e mediave dhe fjalës së lirë, Kusari, u shpreh falënderuese edhe për bursën, Chevening me të cilën iu dha mundësia të studioi për të drejtën e medias.
“Gjithmonë falenderuese për bursën Chevening që për herë të parë ma ka dhënë mundësinë të studioj të drejtën e medias” u shpreh ajo në statusin e saj në facebook.
Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, morën pjesë personalitete të shumta, duke përfshirë ish presidenten Atifete Jahjaga, euro deputeten e Parlamentit Evropian Viola von Cramon, si dhe deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ambasadori gjerman, Joern Rohde ishte ai që ia dorëzoi çmimin Kusarit.
Ai ka thënë se Kusari i shërben me përkushtim lirisë së medias dhe demokracisë.
“Urdhri i Meritës për Flutura Kusarin. Duke festuar përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dh më gjerë. Përpjekjet e saj të mëdha pranohen nga prania e Atifete Jahjagës dhe Viola von Cramon, deputetë dhe shoqëri civile. Urime dhe vazhdoni punën e shkëlqyer”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Kjo u bë e ditur edhe përmes një komunikate për media, sipas të cilës ky nderim i bëhet Kusarit si mirënjohje për kontributin e saj për lirinë e mediave, demokracinë dhe shoqërinë civile në Kosovë dhe më gjerë.
Në komunikatë thuhet se Flutura Kusari njihet gjerësisht si një nga aktivistet më me ndikim të politikave mediatike në Kosovë, duke u vendosur si një figurë udhëheqëse në shoqërinë civile.
“Mbrojtja e saj e palodhshme përfshin mbrojtjen e lirisë së shtypit nga ndërhyrjet politike, sulmet verbale dhe fizike ndaj gazetarëve dhe rastet e Padive Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP). Kritikat konstruktive dhe qasja proaktive e Dr. Kusarit i kanë dhënë asaj reputacionin e të qenit një forcë shtytëse për llogaridhënie brenda qeverisë”- theksohet në komunikatë.

Kujtojmë se Flutura Kusari është juriste e të drejtës së mediave tash e sa vite. Ajo drejton programin e mbrotjes ligjore të Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe punon me organizata ndërkombëtare për përmirësimin e legjislacionit së lirisë së shprehjes./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera