Lajme

Digjet vetura e pronarit të portalit serb të veriut, Kosovo-Online

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 18 March 2024

Në Leposaviq, mesnatën e së shtunës, i është djegur vetura Dushan Milanoviqit, pronarit të kompanisë VIM info i cili është themelues i portalit Kosovo-Online.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

Në një shkrim të publikuar të hënën, portali Kosovo-Online shkruan se pret që institucionet kompetente të zbardhin motivin, të identifikojnë autorët dhe t’i vënë autorët para drejtësisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar dje se vetura është djegur në Leposaviq natën mes së shtunës dhe të dielës.

“Një veturë i është djegur, motori është dëmtuar. Për momentin nuk i dimë arsyet. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Elshani.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy