Misi i parë i Kosovës tregon betejën me kancerin: Është e rëndësishme të besoni në mrekulli
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 18 March 2024
Afërdita Paqarada, e cila ka mbajtur titullin e misit për herë të parë në Kosovë, ka treguar për sfidat që ka pasur me sëmundjen e kancerit.
Për këtë përvojë ajo ka folur në emisionin “Pro X” në Kohavision, derisa ka treguar se i ndihmon fëmijët e vegjël në repartin e Onkologjisë në spitalin e Pediatrisë.
“Ka qenë një nga sfidat më të vështira që më është dashur t’i përballoj në jetë. Nuk është e lehtë edhe të flasësh, por kur e shoh rezultatin e bisedave të mija, që po ju ndihmojnë atyre, kjo gjë më përmbush edhe mua”, ka thënë Afërdita, duke shpjeguar se ka shume njerëz të cilët e kontaktojnë për t’i kërkuar këshilla se si të përballen me këtë sëmundje.
“Edhe kur mendoni se shanset nuk janë në favorin tuaj, është shumë e rëndësishme të besoni në mrekulli dhe është më rëndësi që këta njerëz ta kenë përkrahjen e të dashurve dhe të afërmve, në mënyrë që një gjendje e tillë të tejkalohet”, ka thënë ajo.Afërdita në këtë emision ka folur edhe rreth jetës së saj dhe lidhjes që ka me fëmijët, duke thënë se i do shumë por nuk i konsideron si “shokë”.
“Nuk besoj në raportin ‘shok’ kur bëhet fjalë te prindërimi, sepse fëmijëve u duhet dikush që t’i këshillojë dhe ka shumë këshilla që ndoshta nuk ju pëlqejnë por duhet t’i dëgjojnë, e që një shok nuk t’i jep dhe unë si nënë e shoh më ndryshe dhe e kom më rëndësi të jap mendimin e asaj se çka unë e vlerësoj. Përndryshe kam raport shumë të shëndoshë, jam shumë e lidhur me fëmijët”, ka shpjeguar ylli.Afërdita Paqarada, në moshën 17-vjeçare është shpallur për herë të parë Miss Kosova në vitin 1990 dhe u bë e para kosovare që mbajti këtë titull.

T� tjera
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...
-
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e fo...
-
Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon n...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
-
Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. L...
-
“Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës
Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim t...
-
“Faleminderit për emocionet” – Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër Kosovën në përballjen me Izraelin
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka qenë e pranishme në stadiumin...
-
Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e lu...
-
Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugë...



































