Lajme

Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, thelbësor për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 18 Mars 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot në lidhje me zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, teksa është ndalur tek mbajtja e takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit.

Sipas Ramës, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Një miliard dollarë investim i dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Ishulli kthehet në një…Publikohet një video, ku dyshohet se Ilnisa dhe Meritoni kanë kryer marrëdhënie brenda …Brenda qytetit prej 10,000,000,000 dollarësh – për vetëm 2,000 njerëz – “buzë një…Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe, reagojnë ministrat turqBayerni synon ta ‘pushtojë’ afatin veror me transferimin e dy yjeve
“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit të Evropës të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton thjesht që Marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës.”, shkruan në reagimin e tij në “X”, kryeministri Rama.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy