Sport

Ndalet ecuria e fitoreve, Interi barazon ndaj Napolit në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 17 March 2024

Skuadra e Interit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Napolit e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, pasi takimi u mbyll 1:1.

Në pjesën e parë, ekipi i Simone Inzaghit shënoi golin e epërsisë me anë të mbrojtësit, Darmian, shkruan Indeksonline

Pjesa e dytë i takoi Napolit, të cilët kërkuan golin e barazimit dhe këtë e gjetën në minutën e 81’të.

-Advertisement-

Mbrojtësi Juan Jesus shënoi për t’i barazuar shifrat dhe për ta ndalur ecurinë e 10 fitoreve radhëzi të Interit.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 76 pikëve në pozitën e parë, kurse Napoli në pozitën e 7-të me 45 pikë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy