Njëri vëlla e mohon e tjetri thotë se shoferi i autobusit i vr*rë në Gllogjan kishte lidhje dashurie me motrën e të akuzuarve
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 15 March 2024
Në seancën gjyqësore për vrasjen e trefishtë në Gllogjan kanë dhënë dëshminë e tyre vëllezër, punëtor të linjës së autobusëve “Erblini”, ku njëri pohoi lidhjen mes shoferit të autobusit, tani të ndjerit G.Gj, dhe të vetëvrarës H.M., ndërsa tjetri e mohoi një gjë të tillë.
Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.
Këto deklarime i dhanë në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Pejë, dëshmitarët Blerim dhe Burim Hasanaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari, Burim Hasanaj deklaroi se me të ndjerin G.Gj, kishte punuar disa vite dhe se lidhur me këtë rast kishte dhënë disa herë dëshmi.
Dëshmitari Hasanaj tha se të ndjerën H.M. e kishte njohur si nxënëse dhe udhëtare dhe se e dinte se e njëjta kishte bërë vetëvrasje.
Më pas, dëshmitari tha se ai ishte në dijeni lidhur me afërsinë mes të ndjerëve Gj. dhe M., dhe këtë ai e dinte ngase i kishte folur Gj.
Por, ai nuk e dinte se sa ka zgjatur ajo lidhje mes tyre dhe për vetëvrasjen e saj, ai tha se nuk e kishte biseduar me Gj.
Dëshmitari Burim Hasanaj tha se kishte dëgjuar nga Gj. se pas atij rasti familjarët e saj e kishin ndalur në rrugë Gj. dhe atë njëherë vëllau i të ndjerës dhe herën tjetër babai i saj, tani më të akuzuarit.
Tutje, ai tha se një konflikt të vogël kishte pasur me kompaninë “Halimaj Raisen” , për shkak të ngarkesave të linjave, por sipas tij, si problem ishte zgjidhur brenda asaj dite.
Më pas dëshmitari Hasanaj pohoi që tani i ndjeri Gj. të ketë pasur edhe lidhje tjera jashtëmartesore.
Nga ballafaqimi i deklarimeve të tij të dhëna në polici e prokurori, ai tha se të vërteta janë deklarimet e tija ku kishte thënë se “unë për veti se kam parë, po sa ka qenë H. gjallë dhe G. më ka treguar se kishte qenë në lidhje dashurie me të”.
Dhe këtë sipas tij, nuk ia kishte treguar dikush tjetër por vetë Gj.
“Po ka pasur lidhje edhe me një femër që është e martuar në Gjakovë dhe një tjetër që jeton jashtë dhe kishin qenë në lidhje të gjatë se e kan ditur edhe familja e saj dhe ajo më ka thënë se edhe gruaja e G. e din se kemi lidhje”, kishte thënë dëshmitari në deklaratën e tij të dhënë në prokurori.
Paraprakisht në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari, Blerim Hasanaj, i cili tha se të akuzuarit nuk i njehë, mirëpo të ndjerin G.Gj, e kishte shok dhe se punonte tek kompania e tij “Erblini”.
Lidhur me të ndjerën H.M, ai tha se kishte njohur pasi që ishte pasagjere e tyre deri në rastin e vetëvrasjes së saj.
Dëshmitari Hasanaj, tha se nuk e dinte nëse tani i ndjeri G.Gj të ketë pasur lidhje dashurie me të ndjerën M.
Sipas dëshmitarit, vetëvrasjen e M. e kishin diskutuar me Gj, për shkak se udhëtarët e tyre kishin dëgjuar të flisnin se ajo kishte bërë vetëvrasje për shkakun e Gj.
“Udhëtarët kanë fol se thoshin H. ka kaluar me G. dhe kjo ka qenë arsyeja e vetëvrasjes, por G. ka thënë jo nuk është e vërtetë”, tha dëshmitari Hasanaj.
Tutje, ai se Gj. kishte thënë se me familjen (Mehmetaj), e kishte përfunduar atë muhabet.
“Unë i kam thënë G. se ka fjalë se t’i ke pas lidhje me atë femër dhe shkaku yt ka bërë vetëvrasje, ndërsa G. më ka treguar se familjarët e asaj qikes i kanë dalur në rrugë, mirëpo pastaj sipas tij. me familjaret e saj e ka mshel atë punë. Më ka thënë se e kam kry këtë muhabet t’i kqyri punët tuja unë temen”, tha dëshmitari Hasanaj.
Tutje, në pyetjen e prokurores Sahide Gashi, se i ndjeri Gj. a ka pasur lidhje tjera dashurie jashtë martesore, ai tha se kishte pasur një, dhe në raport me atë lidhje nuk ishte kërcënuar nga askush.
Seanca gjyqësore e sotme pas përfundimit të orarit të rregullt të punës është ndërpritu.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...