Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 15 Mars 2024
Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin TikTok.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha: Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri.
Duke vepruar kështu SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare.
“Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së.”
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong tha se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme” dhe të ndalojnë “shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja”, vazhdoi ai.
Tiktok-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane
Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën Tiktok nën kontrollin e investitorëve amerikanë. Tiktok-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë tek Tiktok-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.
Shou Chew vuri në dukje se ligji do t’u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale”. Shefi i Tiktok deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta Tiktok-u ka në SHBA 170 milionë përdorues .
Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij Tiktok brenda gjashtë muajve. Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës Tiktok, e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë. Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e Tiktok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.
Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë. Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimi i Tiktok-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtë për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin. Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e Tiktok-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij. /DW

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...






























