Lajme

Escobar numëron “vendimet e vështira” që po i kërkohen Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 15 March 2024

misari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar ka treguar për vendimet e vështira që po i kërkohen Serbisë në raport me Kosovën. Ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka deklaruar se kërkesa e parë është ndalimi i fushatës kundër njohjeve të reja për Kosovën.

Escobar tha poashtu se janë duke kërkuar që Serbia të sigurohet se të gjitha vendimet që janë marrë nën marrëveshjen e Brukselit janë të pakthyeshme.

“Së pari që të ndalojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës dhe të pranojë se sapo ta kemi Asociacionin, do të ketë njohje të reja. Përveç kësaj, ne po i kërkojmë Serbisë që të sigurohet që të gjitha vendimet që janë marrë nën Marrëveshjen e Brukselit, janë të pakthyeshme. Kjo përfshin çështjet e letërnjoftimeve dhe dokumenteve doganore dhe gjëra të tjera që duhet të futen në legjislacion. Pra, me fjalë të tjera, duhet të futet në strukturën juridike të Serbisë, jo thjesht të bëhet ad-hoc. Kështu që ka goxha gjëra që po kërkojmë nga Serbia. Por, më e rëndësishmja, ka gjëra të tjera që nuk lidhen me dialogun që ne po i kërkojmë Serbisë. Më e rëndësishmja është që ne duam përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit. Jo vetëm Radoiçiq, por të gjithë ata që janë të përfshirë në atë [sulm] duhet të sillen para drejtësisë”, tha Escobar në këtë intervistë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera