Lajme

Kjo është pasuria e PDK-së për vitin 2023

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 15 March 2024

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbyllur vitin 2023,  me pasuri afatgjate rreth 26 mijë euro.

Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.

Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 1.087 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.

-Advertisement-

PDK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.

Për sa i përket detyrimeve afatgjata, PDK-ja ka gjithsej 25.926.16 euro borxhe.

Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, PDK-ja ka deklaruar 327.087.32 euro.

Tek raporti financiar i PDK-së që sot e publikoi KQZ-ja janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e partisë.

Nga buxheti i shtetit, PDK-ja pati të hyra në vlerë 657 mijë e 168 euro.

Nga anëtarësi vitin e kaluar s ‘pati të hyra.

Ndërkaq vlera e donacioneve dhe kontributeve në të holla kapi vlerën 400 euro.

Gjithsej të hyrat për vitin 2023 për PDK-në ishin 808.983 euro.

E tek shpenzimet, për paga dhe kompensime PDK-ja pagoi 561 mijë e 711 euro, për shpenzime të transportit u paguan 21 mijë e 222 euro, ndërkaq për reklama e konferenca 46 mijë e 494 euro.

PDK shpenzoi edhe për blerjen e mallrave e shpenzime të tjera.

Gjithsej shpenzimet e kësaj partie vitin e kaluar shkuan në 715 mijë e 986 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera