Lajme

“Ky është dallimi i pavarësisë pa Vetëvendosjen”: Si e kundështonte fuqishëm Albin Kurti vendimin për pronat në Manastirin e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 13 March 2024

Edhe një herë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i hanë fjalët e veta. Sot në mbledhjen e qeverisë, Kurti tregoi se i ka dhënë përfundimisht pronat përreth, Manastirit të Deçanit.

Një vendim të cilin e refuzonte e kundërshtonte fuqishëm tash e afër 10 vite. Dikur për kryetarin e Vetëvendosjes tash kryeministrin e Kosovës, manastiri i Deçanit kishte nevojë vetëm për 3 ose hektarë tokë dhe jo për 1 mijë.

“Manastiri i Deçanit e ka oborrin e vet dhe unë jam dakord që duhet të ketë sa tokë që ju nevojitet për jetetesë dhe punë priftërinjve aty,mirëpo jo kjo të jetë në llogari të popullsisë lokale. Ata priftërinj kanë nevojë për 3 hektarë, 4 e kështu me radhë por pse iu dhen 1 mijë hektare, cfarë do të bëjnë ata priftërinjt aty. Ajo është tepër shumë për ata tepër pak njerëz që jetojnë dhe banojnë aty”, thoshte dikur Kurti.

-Advertisement-

Madje ai iu bënte thirrje priftërinjëve që të merren me hyjnoren dhe jo me kërkesa për falje tokash, shkruan Gazeta Infokus.

Për Kurtin ky vendim pas shpalljes së pavarsësisë së Kossovës atëherë kishte kuptimin e një qeverisjeje pa Vetëvendosje.

“Unë ju bëj thirrje priftërinjeve të Decanit të heqin dorë nga kërkesat për tokë e pasuri. Kjo nuk është aspak një kërkesë fetare dhe që konsiston në hyjoren. Problemi i këtyre 24 hektarëve ka histori. Së pari me vendimet e regjimit të Millosheviqit në vitin 1993 dhe 97 dhe së dyti me vendimet ekzkeutive të UNMIK-ut. Ne kemi besuar që pas shpalljes së pavarësisë do të kemi ndëprerje të kësaj padrejtësie dhe çrrënjosje të saj e jo sforcim të saj, siç ishte rasti në Gjykatën Supreme, por mbase ky është dallimi i pavarësisë me vetëvendosje dhe pa vetëvendosje”, thoshte Kurti në vitin.

Por çfarë po thotë Kurti 10 vite më pas?

Sot në mbledhjen e qeverisë kryeministri Kurti, njoftoi se hoqi dorë në “luftën: për pronat përreth manastirit.

Kjo, pasi që sipas tij ai u kushtëzua nga akterë ndërkombëtarë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asambleisë Parlamentare nga grupet politike kryesore, nga shtetet e QUINT’it që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve: Të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës apo heqjen e çështjes së Kosovës nga anëtarësimi. E provuam me datën 5 mars për herë të parë që ta shtyjmë por pa sukses”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“U bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjedhje të tretë. Si kryeministër i Republikës së Kosovës nuk na pëlqen ky vendim i çuditshëm i padrejtë dhe ka edhe procese të tjera gjyqësore pezull për këtë çështje. Ne si qeveri nuk kemi më mjete legale për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”./Gazeta Infokus/

Ndiqni më poshtë fjalimin e Kurtit në Kuvend në vitin 2013:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera