Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 12 March 2024

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, ka publikuar fotografinë e një personi të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për implikim në veprën penale “Vjedhja”, të ndodhur më 24.01.2024.

Me këtë rast, policia ka kërkuar kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes.

-Advertisement-

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në komunikatën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera