Lajme

7 të lënduar në aksidentin mes 3 veturave në Gllarevë të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 11 Mars 2024

7 persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin mes tre veturave në Gllarevë të Klinës për të cilin raportoi Gazeta Infokus para disa minutave.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se të lënduarit janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare duke qenë se lëndimet nuk kanë qenë të rënda.

“Rreth orës 14:38 e kemi marrë informatën për një aksident në magjistralen Prishtine – Pejë, në fshatin Gllarevë në Klinë. Në aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 7 persona. Ata kanë marrë trajtim mjekësor në QMF derisa lëndimet janë të lehta”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

PAMJE – Aksident i rëndë në Gllarevë të Klinës mes disa veturave

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy