OSBE: Duhet ndërhyrje urgjente për të parandaluar braktisjen hershme të shkollave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 01 March 2024
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot raportin e fundit tematik “Braktisja e shkollës: Përtej numrave të braktisjes së arsimit të obligueshëm në sistemin e Kosovës 2020-2023”.
Raporti ka hulumtuar përtej statistikave për të zbuluar realitetet komplekse të shkallës së braktisjes së shkollës brenda sistemit të arsimit të obligueshëm të Kosovës nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Sipas këtij raporti ende ka sfida përkundër përpjekjeve të lavdërueshme të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), veçanërisht në mesin e fëmijëve nga komunitetet e cenueshme si romët, ashkalitë dhe egjiptianët e Kosovës.
“Pa ndërhyrje aktive dhe sistematike, praktika e braktisjes së hershme të shkollës do të vazhdojë, duke e kufizuar perspektivën e të rinjve për punësim dhe duke kontribuar në një fuqi punëtore të pafavorizuar dhe të pakualifikuar. Përpjekjet urgjente dhe të bashkërenduara janë jetike për të thyer këtë cikël dhe për të promovuar një sistem arsimor më gjithëpërfshirës në Kosovë”, tha Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Raporti paraqet të dhëna për mbi 400 raste individuale të braktisjes së shkollës nga e gjithë Kosova ndërmjet viteve 2020 dhe 2023, si dhe çfarë masash, nëse ka pasur, janë zbatuar për kthimin e fëmijëve në shkollë.
Hulumtimi thekson se, ndërkohë që shumë faktorë kontribuojnë në braktisjen e shkollës, kushtet e dobëta socio-ekonomike dhe diskriminimi i shpeshtë e intensifikojnë fenomenin.
Raporti përfshin gjithashtu një analizë të të dhënave të MASHTI-t të braktisjes së shkollës nga fëmijët e regjistruar në klasat 1-9, e cila tregon se 43 për qind e braktisjes së shkollës është nga nxënës të komunitetit ashkali, 43 për qind janë nga komuniteti egjiptian, 13 për qind nga komuniteti rom dhe 1 për qind nga komuniteti shumicë.
Po ashtu në raport listohen një numër rekomandimesh të bëra enkas për MASHTI-n, për drejtorët komunalë të arsimit, shkollat dhe organizatat joqeveritare anembanë Kosovës, duke nënvizuar nevojën për të punuar së bashku në përpjekjet e konsoliduara për t’i mbajtur fëmijët në shkollë.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...