Ten Hag nën presion, pozitat te United kanë nisur të lëkunden!
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 27 February 2024
Pozicioni i Erik ten Hag, si trajner i Manchester United është i pasigurt, me klubin që ka nisur të vlerësojë një pasues të mundshëm për holandezin, sic raportojnë mediat britanike. Skuadra e tij pësoi humbjen 10-të në kampionat në fundjavë, një disfatë 2-1 nga Fulham që i ka ata 8 pikë pas Aston Villa-s që mban vendin e katërt, dhe të fundit që siguron një biletë për në Champions.
Pas një sezoni pozitiv në vitin e tij të parë në drejtim, Ten Hag u përball me presionin kur United doli nga Europa duke përfunduar në vendin e fundit në grupin e Champions League, teksa pësoi edhe një disfatë të rëndë 3-0 në shtëpi në Carabao Cup nga Neëcastle. Gjithsesi trajneri dhe skuadra e tij gjeti kthesën me 4 fitore radhazi, para se gjërat të përkeqësoheshin sërish, dhe tani sipas Manchester Evening News, ish trajneri i Ajaksit mund ti ketë orët e numëruara pasi aksioneri i ri Sir Jim Ratcliffe po kërkon të adresojë problemet e shumta të klubit.Në komentet e tij javën e kaluar Ten Hag u shfaq i sigurt se kishte besimin e Ratcliffe që duke parë numrin e shumë të trajnerëve që kanë dështuar te United që pas largimit të Ferguson mendonte se ishte më tepër një problem ambienti, por 54 vjecari e di se për të siguruar mbështetjen e drejtuesve duhet që të sigurojë vendin e katërt në klasifikim. Trajneri i Brighton Roberto De Zerbi, që është përfolur edhe për postin e trajnerit të Liverpool në fund të sezonit, është në radarët e United, me italianin që është përfolur edhe se mund të zëvendësojë Guardiolën te City.
Media të ndryshme bëjnë të ditur se emisarë të United kanë kërkuar të dinë edhe mbi situatën e Simone Inzaghit te Inter. Ratcliiffe ndërkohë nuk po humbet kohë për të zëvendësuar kastën drejtuese të United, teksa pas emeërimit të shefit ekzekutiv Omar Barreda po kërkon të marrë nga Neëcastle drejtorin sportiv Dan Ashworth.Mundësia e vetme e klubit për të siguruar trofe këtë vit është FA Cup, ku do të takohen me Nottingham Forest këtë të mërkurë. Një përballje intriguese duke qenë se Ten Hag humbi 2-1 në kampionat përballë skuadrës së Nuno Espirito Santo, teksa pas impenjimit në Kupë e pret derbi i Manchesterit të dielën, dy sfida që mund ti japin drejtim udhëkryqit në të cilin ndodhet tekniku holandez.

T� tjera
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
































