Ekonomi

Rizvanolli raporton në Komision për Ekonomi, Shala: Investim kapital në industri nuk kam parë

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 27 February 2024

Ministrja e ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se si ministri kanë ndërmarrë një serë masash për t’i dalë në ndihmë qytetarëve në përballje me krizën energjetike.

Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2025, theksoi se ka pasur rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje efiçiente, ndërsa ka shtuar se kërkesa më e madhe ka qenë për pajisje efiçiente të ngrohjes.

Madje, siç tha ajo, komisionet e ekonomisë kanë punuar edhe gjatë fundjavës për të arritur që në kohë sa më të shpejtë t’i shqyrtojnë aplikimet dhe të japin përgjigje për disburism.

-Advertisement-

“Sa i përket planeve dhe aktiviteteve të tjera sigurisht se në vazhdimësi të programeve për përballjen me krizën, një pjesë të angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike dhe ka ngritur efiçiencë. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur procese të aplikimit sipas thirrjes masa 4, mbështetja e konsumatorëve familjar duke përfshirë konsumatorët në nevojë për investime në pajisje efeçiente shtëpiake dhe në sistemet të energjisë së ripërtritshme. Kemi pasur një numër të madh të interesuarve, kemi pasur gjithsej rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje efiçiente, dhe veçanërisht kërkesa e madhe ka qenë për pajisje efiçiente të ngrohjes. Komisionet e ministrisë së ekonomisë kanë punuar intensivisht, shpesh gjatë fundjavës për të arritur që në kohë sa më të shpejtë t’i shqyrtojnë aplikimet dhe të japin përgjigje dhe të bëjnë disbursimin…Për herë të parë vjet me përkrahjen financiare të BE-së kemi lansuar edhe masën mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efiçiente për ngrohje gjithashtu, këtu kemi pasur 261 aplikime…Përshtypjet e qytetarëve, janë shumë të mira edhe sa i përket procesit dhe efekteve të këtyre masave”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli po ashtu ka thënë se këtë vit do të vendosin edhe matësit e erës.

“Ne do të vendosim sivjet matësit e erës, dhe do të kemi matje të besueshme pastaj dhe do të bëhen edhe studime të tjera paraprake, që d.m.th që do të zhvillojmë një numër të projekteve, të cilat ën të ardhmen do të shfrytëzohen për të lansuar ankande ose për të ndërtuar kapacitete në pronësi publike ose në fund të partneritetit publiko-privat, mirëpo për dallim së kaluarës kur këto nuk janë bërë në mënyrë sistematike dhe qeveria, shteti nuk i ka pasur kurrë këto informata, sepse tokat vetëm janë dhënë me qira dhe pastaj investitorët e ndryshëm potencial i kanë bërë matjet, mirëpo nuk i kanë bërë edhe këto siç duhet, dhe kjo na ka lënë pak mbrapa në këtë aspekt…Tani i kemi projektet e qarta përpara, që kur prezantojmë para investitorëve të huaj, mund të prezantojmë në mënyrë të detajuar dhe profesionale, gjë që rrit gjasat dhe transparencën e proceseve, diçka për të cilën kemi marrë përgëzime përgjatë ankandit të parë”, shtoi Rizvanolli.

Ndërsa, akuza pas raportimit të ministres Rizvanolli pati kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, i cili tha se në industri, prodhim e ndërtimtari nuk ka investime kapitale.

“Nuk pash investime kapitale tek ndërmarrjet publike, si ministri e zhvillimit nuk konsideroj që mund ta zhvillojmë vendin duke bërë ndonjë pilot projekt në Kuvendin e Kosovës. Edhe ashtu ajo si eksperiment mund të jetë, por çfarë i sjell zhvillimit ekonomik… Në esencë investim kapital në sektorin më vital të shtetit në industri, në përpunim, në prodhimtari nuk kam parë, përveç dokumenteve të hartuara. Konkretisht, krijimi i katastrit të paraqitjeve xeherore të mineralit e kromit…Krijimi i katastrit po e kuptoj që është mirë, por mbi cilën bazë shkencore dhe mbi cilat hulumtime dhe kush po e krijon këtë data bazë të paraqitjeve kronvike në pjesën masive të Sharrit, kush janë kapacitetet e ministrisë që e bëjnë këtë punë të mirë”, ka pyetur Shala.

Për këtë, Rizvanolli ka thënë se investimet e mëdha kapitale nuk mund të realizohen brenda natës, porse duhet kohë për këtë.

Ndërsa, ka akuzuar opozitën për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, për çfarë tha se shkak i tyre edhe janë zvarritur investimet kapitale.

“Investimet kapitale në sektorin e energjisë nuk i bënë ministria, qeveria, ato bëhen nga ndërmarrjet publike ose private. Sa i përket investimeve kapitale që janë realizuar, në KeK një projekt me rëndësi shumë që është realizuar…Investimet kapitale sidomos investimet e mëdha në sektor si energjia, nuk mund të ndodhin brenda natës, për këtë arsyeje është strategjia para projekteve dhe t’i përpilojmë lisën e projekteve. Duhet të keni parasysh që për secilin prej këtyre projekteve ka faza të gjata, dhe pjesa më e madhe e tyre bazohen në marrëveshje ndërkombëtare…Ju si Kuvend dhe opozitë nuk na keni ndihmuar në këtë aspekt, pra keni qenë pengese duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare me muaj të tërë, dhe duke zhagitur projekte të rëndësishme…Tek ndërmarrja publike Trepça vjet ndarë 970 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar 583 mijë euro…tek infrakos janë dhënë me marrëveshje 489 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 245 mijë euro, tek trainkos janë dhënë rreth 444 mijë, mirëpo janë shpenzuar vetëm 28.9 mijë, tek ndërmarrjet e ujerave kanë qenë 440 mijë prej të cilave janë shpenzuar 57 mijë”, tha Rizvanolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera