Lajme

Moti në Kosovë i butë, me vranësira e diell

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 26 February 2024

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jet të e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

-Advertisement-

Mot i butë parashihet të mbretëroj në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi.

Meteorologët thonë se fillimisht do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vransirat mbi vend që ditën e enjtë dhe premtë sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiut

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16°C e 18°C ditëve të para të javës, e më pas zbresin 12°C e 14°C . Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 5°C e 8°C Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave.

Sipas Prishtina Weather, indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit. Rritje të ndotësve ajror mund të ketë vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, me ç’rast indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera