Lajme

Kjo është zëvendëskryesuesja e zgjedhur e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 22 February 2024

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 321-të të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuese të Këshillit.

Deri tani, këtë pozitë e ka ushtruar anëtari i Këshillit, gjyqtari Qerim Ademaj, të cilit i ka përfunduar mandati në pozitën e zëvendëskryesuesit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Anëtarja Sadiku u zgjodh në këtë pozitë me 11 vota për dhe 1 abstenim.

-Advertisement-

Pas votimit, u bë pranim-dorëzimi simbolik i detyrës, ku Ademaj i falënderoi anëtarët e Këshillit dhe i uroi Sadikut suksese në pozitën e re.

Ndryshe, gjyqtarja nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Arjeta Sadiku është zgjedhur anëtare në KGJK-së, nga radhët e Gjykatave Themelore më 21 qershor 2021.

Me 129 vota për, gjyqtarja Sadiku kishte fituar në garën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së.

Kujtojmë, që në takimin e 319-të të KGJK-së të mbajtur më 25 janar 2024, Këshilli kishte shpallur thirrjen për kandidaturat për zgjedhjen e zëvendëskryesusit të ri të KGJK-së.

Ndryshe, anëtarja Sadiku është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative. Mandati i saj si gjyqtare në këtë Gjykatën, pezullohet sipas ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera