Rozë

Brad Pitt rikthehet i lumtur në krah të Ines de Ramon, dyshja fillon bashkjetesën

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 February 2024

Ndoshta i është dashur pak kohë për të gjetur sërish lumturinë dhe paqen, por më në fund duket se ia ka dalë. Brad Pitt, është kthyer i lumtur në krah të Ines de Ramon, tha një burim për People. “Pas divorcit nga Jolie, Brad u takua, por kurrë nuk pati lidhje serioze”, tha një burim pranë tij për të vazhduar: “Kjo është lidhja e tij e parë serioze dhe ai nuk mund të ishte më i lumtur. Me Inesin ka ndjerë sërish dashuri dhe është vërtet mahnitëse të shohësh këtë. Brad është një djalë i mrekullueshëm. Ai e meriton të jetë i lumtur”. Burimi e përshkroi gjithashtu stilisten 34-vjeçare të bizhuterive si “të sjellshme, me humor dhe shumë të veçantë”, duke vënë në dukje se është bukur të shohësh se sa i lumtur është Brad.

“Ata kaluan aq shumë kohë së bashku në shtëpinë e Brad-it sa vendosën që Ines të transferohej me të. Brad është shumë i lumtur dhe i pëlqen të kalojë kohë me të. Bashkëjetesa ishte një gjë e natyrshme”, tha burimi. Megjithatë, raporti thotë se Ines nuk është larguar nga banesa e saj kur u vendos me Pitt.

“Ata po kalojnë shumë mirë dhe ajo është më e lumtur se kurrë”, tha i njëjti burim.

-Advertisement-

Çifti, të cilët e mbajnë lidhjen e tyre të ulët, janë bashkë që nga fundi i vitit 2022, kur u fotografuan së bashku në një koncert. Në atë kohë, burimet i thanë People se të dy ishin takuar fshehurazi prej disa muajsh. De Ramon ishte i martuar me aktorin Paul Wesley nga viti 2019 deri në vitin 2022. Brad dhe Ramon u panë në një festë për filmin e Pete-it Babylon, megjithëse nuk u fotografuan së bashku në këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera