Rama: Sot duhet t’i përkujtojmë heronjtë që u angazhuan për Kosovë të pavarur
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 17 February 2024
Komuna e Prishtinës, ka mbajtur seancë solemne të shtunën, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se 17 shkurti është datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Derisa përkujtoi veprimtarët që janë angazhuar për pavarësi të Kosovës, Rama kërkoi unitet politik, siç tha për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane.
“Sot nuk po shënojmë vetëm një përvjetor, por po e festojmë edhe një ngadhënjim të madh. Le t’i kujtojmë sot heronjtë e mëdhenj, të cilët me dekada të tëra, me gjithë shtypjen, represionin, burgosjet, keqtrajtimet dhe vrasjet, guxuan me ëndërruar. Le t’i kujtojmë studentët që marshuan në protestat e vitit 1968, ata të vitit 1981 dhe 1997. Udhëheqësit tanë kulturor dhe politik në krye me presidentin tonë historik, Ibrahim Rugova që e ngritën gjithmonë zërin kundër padrejtësive. Veprimtarët e lëvizjes ilegale që kurrë nuk e lanë shpresën me u fikë. Patjetër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të frymëzuar nga komandanti legjendar Adem Jashari. Le të kujtojmë secilin dhe secilën që guxoi me besua”, tha Rama.
Në anën tjetër, kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Pëllumb Bajçinovci, tha se 17 shkurti është një datë historike që u bë themel lirie, paqe dhe dashurie.
“Kjo datë historike u bë themel lirie, paqe dhe dashurie. Bashkoi zemrat e secilit në një të vetme, atë të popullit shqiptar…E veçanta e luftës tonë për liri nuk është vetëm arritja e objektivit të saj, por edhe mënyra si u lufta. Nën udhëheqjen e njerëzve vizionarë dhe të jashtëzakonshëm lëvizja jonë kombëtare u animua nga një grup i liderëve unik të cilët ringjallën shpirtin e Kosovës”, theksoi ai.
Krahas kësaj seance solemne, Komuna e Prishtinës ka paraparë edhe disa aktivitetet të tjera kulturore për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...