Lajme

Krasniqi: Kurti nuk e ka legjimitetin ta shkatërrojë aleancën me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 15 February 2024

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Krasniqi tha se një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, pasi kryeministri Kurti dhe qeveria e tij  me gabimet e tyre po e sjellin punën që të dëmtohen raportet ShBA-Kosovë.

“Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, sepse kur zoti Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane, edhe përmes ndihmë sekretarit amerikan të Shtetit, edhe përmes deklarimit në konferenca të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës është dëmtuar”.

-Advertisement-

Krasniqi u shpreh se Kurti nuk e ka legjimitetin e shkatërrimit të aleancave të Kosovës.

“Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i  shkatërrua aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”.

Sipas tij, automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës si ka qenë gjithmonë në të kaluarën.

“Automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës aty ku ka qenë dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët e vendit tonë”, theksoi kreu i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera