Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren a*mët
Autori: Gazeta inFokus
20:51 | 14 Shkurt 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë do të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.
Rama në një intervistë ka thënë se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë në shprehje, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë me Kosovën.
“As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët”.
Por, Rama thotë se liderët në Kosovë por edhe Shqipëri duhet të mendojnë për të ardhmen që vendet tona të bëhen më të respektueshme në rrafshin ndërkombëtarë.
“Duhet të vendosim vendet tona në një realitet ku aleatët tanë kanë respekt për ne”.
I pyetur nëse Kosova sulmohet si do të reagojë Shqipëria, Rama është përgjigjur, se Kosova nuk është vetëm.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është një entitet gjeografik që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë, por nga ana tjetër Kosova nuk është vetëm dhe ka aleatë strategjikë pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistonte si shtet. Për këtë arsye duhet të mendojmë për peshën e aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar tutje Rama, për ATV-në.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...


































