Lajme

Memli Krasniqi: Përbuzja, e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 14 February 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që kjo periudhë ka qenë e mbushur me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive, është përkeqësuar jeta e qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti i ka sjellë Kosovës vetëm stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, hajni me energji dhe rezerva shtetërore, dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione.

“Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë. Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij”, ka shkruar kreu i PDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera