Lajme

Mbledhja e Këshillit Drejtues, PDK pritet të diskutojë për Asociacionin dhe zgjedhjet e brendshme

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 03 February 2024

Draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe zgjedhjet e brendshme partiake do të jenë dy temat kyçe që Partia Demokratike e Kosovës, këtë të shtunë, do të diskutojë në mbledhjen e saj të radhës në Këshillin Drejtues.

PDK të shtunën me fillim në ora 13:00 do të mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues ku pritet të diskutohen gjashtë çështje.

Kryesia e PDK-së fillimisht pritet të diskutojë rreth aktualitetit politik në vend me theks të veçantë për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

-Advertisement-

Të shtunën PDK, sipas rendit të ditës, pritet të diskutojë edhe për zgjedhjet e brendshme.

Gjatë mbledhjes kryesia e PDK-së pritet të miratojë edhe një deklaratë politike, ku do të tregohen qëndrimet e PDK-ës për çështje të rëndësishme në vend.

Të shtunën PDK do të diskutojë edhe për aktivitetin e kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ndryshe PDK mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues e kishte mbajtur në korrik të vitit të kaluar.

Partia opozitare, në mbledhjen e fundit kishte vendosur që të ndërpres çdo komunikim me Qeverinë dhe Presidencën.

Në deklaratën politike që e kishte miratuar, PDK kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera