Lajme

Policia gjen në Zveçan material që u shfrytëzua nga grupet terroriste serbe

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 30 January 2024

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një objekt publik në Zveçan ku ka gjetur material që janë përdorur nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.

“Policia e Kosoves ka pranuar informacione se ne nje objekt publik ne komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat jane shfrytezuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale në veri.

“Sot, gjatë kontrollave që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtesë janë dhjetëra thasë të mbushur më rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtjë të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”.

-Advertisement-

“Ky objekt publik eshte shfrytezuar nga pjestaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo eshte edhe nje deshmi se grupet kriminale kane qene te armatosur rend dhe kane pasur plane qe te sulmojne Policine e Kosoves ne rast se ata do te tentonin ti largonin barrikadat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera