Dakaj: S’ka asnjë justifikim, dinari sjell k*iminalitet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:24 | 24 January 2024
Gazetari dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shkelzen Dakaj ka thënë se përdorimi i dinarit në Kosovës është më shumë i përfshirë në aspekte kriminale sesa me interesat legjitime të komunitetit serb në vend, shkruan Gazeta Infokus.
I ftuar në emisionin FIVE në Dukagjin, Dakaj ka theksuar edhe rrezikun e kontrabandës dhe pastrimit të parave që mund të shkaktohet nga përdorimi i dinarit.
“Problematika këtu është shkak kriminaliteti, nuk ka asnjë justifikim që kjo mund të jetë një telashe për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, sepse ata mund të qarkullojnë me para euro sikur gjithë qytetarët e tjerë, këtu është më shumë kriminalitet sesa çështje e interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Dakaj.
Sipas tij, një aspekt tjetër problematik është edhe mungesa e monitorimit të qarkullimit të dinarit.
“Shumë korrekt edhe shumë i drejtë, madje Kombet e Bashkuara e kanë hequr me vendim të UMNIK-ut atëherë ka qenë marka si valutë është përdorur si zyrtare dhe e vetme, prej atëherë qarkullon dinari dhe bëhen pagesa, bëhet shitblerje, janë krejtësisht jashtë sistemit bankar, dhe mundet me pas kontrabandë dhe pastrim të parave. Edhe mënyra e pastrimit të parave qysh vijnë prej Serbisë, që thirren në emër të atyre që janë pagesa për pensione diku rreth 60 mijë, po hyjnë për 60 mijë paga dhe pensione e raste sociale hyjnë valuta me dinarë, që bëhet prej një kompanie serbe, e që është kompani private dhe shteti i Kosovës nuk ka asnjë të dhënë dhe nuk kalojnë në asnjë mbikëqyrje”, ka thënë Dakaj.
Ai ka përmendur se dinari është futur në qarkullim në mënyrë të paligjshme dhe se ky proces ka lejuar veprimtari të dyshimta, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.
“Nga reagimet që bëhen, nëse e shohim prej SHBA-së dhe BE-së, ku thuhet se duhet të kenë kujdes, megjithatë janë të matura deklaratat e tyre, se nuk po thonë se nuk duhet me u respektu apo nuk duhet me hy në fuqi vendimi i BQK-së që prej 1 shkurti të mos qarkullohen. Madje aty thuhet se nuk lejohen pagesa më, ajo është e ndalur por tani blerja e pronave dhe qarkullimi me to është i detyrueshëm partë me i konvertu në euro për të bërë pagesë”, ka deklaruar tutje Dakaj./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...
-
Kamenica kujdeset për shëndetin e fëmijëve në çerdhe, hap tender për sigurime shëndetësore
Një hap i veçantë në kujdesin për më të vegjlit. Komuna e Kamenicës ka hapur ...































