Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 21 January 2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, akt ky i kryer nga dy të mitur.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky është një alarm institucional për edukimin e mirëfilltë të fëmijëve.
Teksa iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, Haxhiu thotë se për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.
Reagimi i plotë:
Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.
Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.
Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë.
Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet.
Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.
I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe!
Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!
Të tjera
-
Burrë e grua rrạhën mes vete në Gjakovë, përfundojnë në pranga
Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme (e martë)...
-
Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e Këshillit Evropian, Costa?
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas të martën pa...
-
Tentoi të vidhte një barnatore në Skenderaj, policia e arreston gjatë natës
Një 35-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:48 në Skenderaj pasi që i njëjti ...
-
PDK sot me konferencë për media
Sot, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me degë në Prishtinë, mban konferencë...
-
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjyk...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Sot do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LD...
-
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e preside...
-
Aeroporti i Prishtinës me aktivitet ndërgjegjësimi kundër dhunës me bazë gjinore
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi ...
-
Kallas foli me Kurtin e Vuçiqin për dialogun e veriun, kreu i ri i KE-së organizoi darkë për t’u njohur me liderët rajonalë – Çka ndodhi dje në Bruksel
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar dj...
-
SBASHK-u sot proteston, kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Ku...
-
Deputetja e VV-së: Largimi i disa deputeteve nuk na dëmton në vota
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza ka thënë se largimi i disa de...
-
Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve...