Lajme

Kurti takon zëvendëspresidentin dhe drejtorin e teknologjisë të kompanisë “Ericsson”

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 17 January 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson” – Lloyd Andrew dhe Drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson”, Lloyd Andrew dhe Drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden.

Bëhet e ditur se diskutuan për kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, përparimet dhe përmirësimet e shënuara së fundmi dhe mundësitë për bashkëpunim, sidomos në sektorin e telekomunikimit.

-Advertisement-

“Kryeministri i njoftoi me zhvillimet pozitive në ndërmarrjen e Telekomit si rezultat i menaxhimit të mirë, dhe për planet për investime në infrastrukturë dhe teknologjinë 5G në nivel vendi, si dhe për vizionin dhe agjendën digjitale të qeverisë”.

“Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, Kosova tashmë është ngritur nga grupi C në atë B për fokus në qeverisje digjitale. Qeveria mbetet e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të teknologjisë në vend”, thuhet tutje në kumtesën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera