Lajme

Gjilan, vidhen paratë e bamirësisë në objekte fetare në dy raste brenda tre ditësh

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 January 2024

Dy raste të vjedhjeve në objekte fetare kanë ndodhur në Gjilan brenda tri ditësh.

Në të dyja herat, të dielën dhe të martën, janë vjedhur paratë që ishin dedikuar për bamirësi.

“Ankuesi kosovar ka raportuar [më 14 janar] se një person i panjohur dyshohet se ka hapur me dhunë kasafortën e një objekti të kultit fetar dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Ankuesi kosovar ka raportuar [më 16 janar] se nga person/a të panjohur dyshohet se është vjedhur kasaforta e një objekti të kultit fetar në të cilën ishte një sasi e parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime”, ka shkruar policia për rastin tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera