Trump kthehet në gjykatë për gjyqin për shpifje pas fitores së thellë në Ajova
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 17 January 2024
Pas fitores së thellë të zgjedhjeve paraprake në Ajova, ish Presidenti Donald Trump u ul të martën në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për shpifje nga shkrimtarja E Jean Carroll, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë seksuale disa dekada më parë.
Zoti Trump shikonte nga tavolina e të pandehurit ndërsa avokatja e zonjës Carroll i tha një jurie se ish Presidenti Trump ia bëri asaj jetën të vështirë në vitin 2019, pasi ajo publikoi historinë e saj për një sulm seksual në dhomat e zhveshjes së një dyqani në Manhattan.
“Ai përdori mikrofonin më të madh në botë për të sulmuar zonjën Carroll, për të denigruar dhe për dëmtuar reputacionin e saj”, tha avokatja Shawn Crowley.
Carroll, 80 vjeç, kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 10 milionë dollarësh në këtë aktpadi, që sjell vëmendjen tek akuza për sulm seksual, ndërsa zoti Trump po bën fushatë për të siguruar emërimin e partisë republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit.
Juria do të shqyrtojë vetëm shumën e dëmshpërblimit që zoti Trump duhet t’i jape zonjës Carroll, jo vërtetësinë e akuzës për sulm seksual dhe atë nëse zoti Trump gjenjeu lidhur me këtë akuzë.Avokatja Crowley tha se gënjeshtrat e “tmerrshme” të zotit Trump shkaktuan një valë abuzimesh nga ndjekësit e tij dhe kërcënuan sigurinë e zonjës Carroll.
“Ndërsa zoti Trump po bën fushatë për president, ai vazhdon të gjenjejë për zonjën Carroll”, tha avokatja Crowley.
Avokatja e zotit Trump, Alina Habba, u kundërpërgjigj duke thënë se Carroll “ka përfituar nga fakti që është në qendër të vëmendjes së vendit” në vitet që kur ajo publikoi historinë e saj dhe e akuzoi zotin Trump për sulm seksual.
“Ajo po kërkon dëmshpërblim të madh thjeshtë sepse disa njerëz në rrjetet sociale kanë thënë gjëra të këqija për të”, tha avokatja Habba.
Donald Trump, 77 vjeç, ka thënë se dëshiron të dëshmojë në këtë gjyq.
Gjykatësi federal Lewis Kaplan e ka ndaluar zotin Trump që të shprehet në publik për çështjet se ai nuk ka shpifur apo nuk ka ushtruar dhunë seksuale ndaj zonjës Carroll apo se ajo kishte trilluar historinë e saj.
Megjithatë, zoti Trump akuzoi zonjën Carroll në mediat sociale se ajo ka gënjyer ndërsa procedurat gjyqësore kishin nisur të martën në mëngjes.
Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, zoti Trump akuzoi gjykatësin Kaplan për anshmëri politike ndaj tij, duke u bërë jehonë ankesave të tij ndaj gjykatësve në rastet e tjera të qeverisë amerikane ndaj tij.
Ish Presidenti Trump mund të kalojë më shumë se një vit duke lëvizur mes sallave të gjyqit dhe fushatës, ndërsa ai përpiqet të sigurojë emërimin e partisë republikane si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ai fitoi zgjjedhjet paraprake në shtetin e Ajovës të hënën me një epërsi të madhe dhe anketimet tregojnë se ai kryeson në garën e radhës në Nju Hempshër, një javë para ditës së zgjedhjeve paraprake në këtë shtet.
“Unë duhet të jem në Nju Hempshër për të bërë fushatë dhe për të luftuar për vendin tonë, një gjë që do ta bëjë më vonë, por tani jam i detyruar të kalojë kohë në një gjykatë federale me një gjykatës me pikëpamje të majta radikale, i cili e urren zotin Trump”, shkroi ish Presidenti Trump në rrjetin social “Truth Social” pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Ish Presidenti Trump nuk e ka pranuar fajësinë në katër çështje të tjera penale, të cilat mund ta çojnë atë në burg përpara zgjedhjeve të presidenciale të nëntorit, duke përfshirë dy akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoi rivali i tij demokrat Joe Biden.
Gjykatësi Kaplan tha se ai pret që gjyqi për shpifje ndaj ish Presidentit Trump të zgjasë tre deri në pesë ditë./VOA
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...