Gërvalla: Komentet tona për Draftin e Asociacionit mbeten aktuale, BE dështoi ta sjell Serbinë në tavolinë për nënshkrime
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 16 January 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën e përbashkët për media me homologun shqiptar, Igli Hasani, ka folur për Draftin e Asociacionit.
Gërvalla ka thënë se Kurti në Samitin e vitit të kaluar kishte ofruar të nënshkruante tri dokumentet njëherit duke qenë se partnerët evropianë kishin shprehur urgjencë në implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi. Kryediplomatja Gërvalla thotë se Kurti në përgjigje të kësaj urgjence të ndërkombëtarëve, ka qenë në gjendje që të nënshkruaj tri marrëveshjet, përfshirë edhe atë për Draftin, duke anashkaluar shqetësimet dhe komentet e bëra.
Ajo ka thënë se BE s’ka qenë në gjendje që atë natë të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë, prandaj ai shans është humbur dhe se tashmë komentet e Kosovës për Draftin mbeten valide.
“Sa i përket Draftit që na është dorëzuar në shtator dhe për të cilin Kryeministri në tetor ka thënë se nëse kryeshtetasit evropian që kanë qenë në Samitin evropian atë ditë, pas shprehjes së një urgjence nga ana e tyre, meqenëse është kaq urgjente të trajtohet çështja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë kryeministri ka ofruar aty për aty, duke lënë mënjanë shqetësimet dhe komentet që kemi paraqitur me shkrim ndaj Draftit, të ulen palët dhe të nënshkruajnë të 3 dokumentet. Marrëveshjen e 27 shkurtit, aneksin e marsit dhe Draftin. Në këto rrethana Kosova do të ishte e gatshme duke iu përgjigjur urgjencës së partnerëve për të implementuar dhe për të pranuar të tri dokumentet e nënshkruara nga dy palët. BE atë natë s’ka qenë në gjendje të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë. Prandaj komentet tona për Draft-in mbeten aktuale sepse ai shans që e patëm atë natë nuk arriti të realizohet. Unë e shoh që ka pasur një shans unik, mirëpo pritjet që Serbia do të jetë konstruktive në dialog nuk u vërtetuan atë natë. BE-ja duhet të mendoj mirë se cila është rrugë në të ardhmen, si do veprojë jo vetëm me marrëveshjet Kosovë-Serbi, por cila është perspektiva e vitit 2024, do të vazhdojë BE-ja me ledhatimin e Serbisë dhe injorimin e rrezikut, apo do të ketë një ndryshim në qasje”, ka thënë Gërvalla.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...