Lajme

Trump i kthen betejat ligjore në “show fushate”: Sa herë dal në gjyq, rritet mbështetja

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 12 January 2024

Donald Trumpi po i trajton paraqitjet e tij në gjykata si event fushate, duke e përzier si rrallëherë më parë mbrojtjen e tij ligjore me përpjekjen për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë, thotë BBC.

Gjigandi mediatik shprehet se telashet e tij ligjore, Trumpi në rrëfimin e vet po i përshkruan si pjesë të një plani të Joe Bidenit dhe demokratëve për t`i ndaluar fitoren në zgjedhjet e 2024-tës, duke u viktimizuar kështu në sytë e zgjedhësve amerikanë. Dalja e tij të enjten në një sallë gjyqi në Nju Jork pasoi një paraqitje tjetër në Uashington në fillim të javës. Ish-presidenti vendosi të shkonte personalisht në gjykatën federale të apelit ku avokatët e tij mbrojtës argumentuan se nuk mund të gjykohej për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas BBC-së, ai e bën këtë qëllimisht pasi mendon se sa herë që de në gjyq, fushata e tij merr mbështetje të re. Ai i tha gjykatësit në Nju Jork se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

-Advertisement-

“I nderuar gjykatës, shikoni, unë nuk kam bërë asgjë të keqe. Janë ata që duhet të më paguajnë mua”, ishte deklarata e tij në gjyqin civil ku akuzohet për mashtrim me të dhënat financiare të bizneseve të tij, një proces ky që rrezikon perandorinë e biznesit të ish-presidentit.

Palët paraqitën të enjten aty argumentet e tyre përmbyllëse. Prokurorët kërkojnë vendosjen e një gjobe prej 370 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit, të cilin e akuzojnë se ka mbivlerësuar vlerën neto të pasurive të tij për të përfituar kredi nga bankat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera