Rafuna: 67% e bizneseve janë të shqetësuara nga largimi i punëtoreve pas liberalizmit
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 05 January 2024
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave. Megjithëkëtë, Rafuna pret një lajm të mirë për ta, pasi pritet ulja e inflacionit gjatë vitit 2024.
Në konferencën për medie, Rafuna ka paraqitur një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023, sfidat e kompanive dhe rekomandimet për institucionet qendrore.
Ai ka deklaruar se nga një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 67 për qind e tyre janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.
Rafuna tha se nga kjo analizë del që 70 për qind e kompanive si sfidë kryesore gjatë viti 2023 kanë pasur mungesë të personelit të kualifikuar.
“Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të këtë rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit. Kemi bërë një analizë me 500 biznes të sektorëve të ndryshme dhe kemi nxjerrë se cilat kanë qenë sfidat dhe barrierat më vitin 2023. Del që gjatë vitit ka pasur një mungesë të kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave, 53 për qind kanë deklaruar që ka mungesë të porosive. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesa të personelit të kualifikuar. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kane 28 për qind”, deklaroi ai.
“67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, tha kreu i OEK-ut.
Rafuna tha se bizneset kosovare gjatë këtij viti do ta përcjellin trendet e procesit të teknologjisë dhe digjitalizimit si dhe procesi i tranzicionit në ekonominë e gjelbër, për të cilat tha se OEK do t’i ndihmojë.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...
































