Lajme

Kurti: Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 31 December 2023

Kryetari i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e dy heronjëve, Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit.

Ai është shprehur se festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por u shpreh se nuk i harrojmë asnjëherë sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë.

“Në Samadrexhë, gruas Lumnijes, vajzës Arbenitës dhe dy djemve Fatlumit e Jetlumit, motrës Fexhrijes si dhe të afërmve të tjerë, iu shprehëm edhe njëherë mirënjohjen e thellë për sakrificën dhe kontributin e rreshterit të Policisë, heroit tonë Afrimit. Aty shkuam bashkë me djalin e Enver Zymerit, Sokolin. Nga aty, me dy djemtë e Afrim Bunjakut, Fatlumin e Jetlumin vizituam familjen e Enver Zymerit. Na pritën vëllau Egzoni, gruaja Drita, djali Sokoli, vajzat Luljeta e Rinesa, axha Ramadani dhe shumë të tjerë”.

-Advertisement-

“Enverin e kujtoj dy herë. Një herë për shërbimin dhe sakrificën e tij dhe një herë tjetër për Bacën Rremë, babain e tij, Muharremin, shokun tim të burgut, me të cilin e kam ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë, e i cili ndërroi jetë para dy vitesh. Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera