Dogana grumbulloi 1.6 miliardë euro më 2023
Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 29 December 2023
Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij viti të grumbullojë 1.6 miliardë euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5% se në vitin 2022, ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu.
Ai më tej njoftoi se vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve ka arritur në 14.5 milionë, përderisa te luftimi i ekonomisë jo-formale vlera arrin në 27.4 milionë euro.
Drejtori njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe 9 zyrtarë doganorë për korrupsion.
“Në vitin 2023, 1.6 miliardë euro e 135 milionë. Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë 135 milionë apo 9.5% më shumë se në vitin 2022. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara”.
“Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”.
“Mallra të importuara 5.8 miliardë euro, apo 5.46% më shumë se në vitin 2022. Te luftimi i ekonomisë jo formale 27.4 milionë euro, konfiskimet dhe sekuestrimet 14.5 milionë euro apo 27.46% më shumë. 9 zyrtarë janë arrestuar për korrupsion”.
Ai më tej shtoi se Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga qeveria dhe partnerët si Ambasada e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë që e kanë ndihmuar në avancimin e kapaciteteve, raporton Ekonomia Online. Madje theksoi se kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë i rëndësisë kritike për rezultatet të deritanishme.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushje të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.
Ministri u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, për çka tha se do të respektojnë çdo vendim. Përderisa rreth ankesave për rritje të çmimit të rrymës, tha se kritikat duhet të adresohen të kompanitë furnizuese.
“Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka gjithë Evropa, nuk ka probleme me kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në qeverinë tonë”.
“Lëvizje apo ndryshim të çmimit nuk ka pasur, mund të ketë ndoshta kilovatë më shumë për familje, ajo duhet të adresohet në operatorin furnizues, unë duhet ta shoh faturën ndoshta ka ardhur këto ditë, nuk e di”, deklaroi ai.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...

































