Gruaja që u ‘ringjall’ pas 20 minutash nga ataku kardiak, thotë se nuk është më i njëjti person
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 28 December 2023
Një grua 39-vjeçare që u shpall e vdekur për më shumë se 20 minuta pas një arresti të papritur kardiak, thotë tashmë se i është dhënë një shans i dytë, pasi nuk është më i njëjti person por është e ndërgjegjësuar për gjithçka.
Lauren Canaday, nga Virginia në SHBA, tregonte se çfarë kishte ndjerë para se të risillej në jetë, gjatë një interviste me rrjetin Newsweek. “Disa njerëz thonë se vdekja është pjesë e jetës dhe për mua kjo u bë si të thuash realitet”, thotë Canaday.
Ajo ende nuk e di çfarë shkaktoi atakun kardiak, kur gjaku i ndaloi qarkullimin për 20 minuta dhe nuk merrte më frymë.
Canaday thotë se merrte tableta për të kontrolluar epilepsinë dhe ditën në fjalë kishte pësuar një nga krizat me kontraktime agresive muskujsh, shkruan rrjeti Daily Mail.
“Burri im erdhi nga korridori duke thërritur, teksa unë isha pa ndjenja në tok딑 tha Canaday për rrjetin Newsweek. Ai thirri shërbimet e emergjencës dhe nisi të kryente frymëmarrje artificiale deri në ardhjen e tyre.
Mrekullisht mjekët e ambulancës arritën të vinin në punë zemrën e saj me anë të një defibrilatori, pasi goditën Canaday katër herë me shok elektrik.
Ajo u dërgua më pas në spital ku doktorët e diagnostikuan me miokardit (inflamacion i muskujve të zemrës) që redukton aftësinë e pompimit të oksigjenit në trup, nje gjendje qe eshte shumëfishuar ndjeshëm 2-3 vitet e fundit.
Canaday shtoi se doktorët i thanë se incidenti “mund të ishte shkaktuar nga koronavirusi” por pas një jave ajo u la e lirë të dilte nga spitali dhe thotë se eksperienca i ndryshoi sjelljen.
“Ato ditë nuk kisha kujtesë afat-shkurtër, nuk dija ku isha”, thotë gruaja, teksa zhgënjyes ishte fakti që doktorët thanë se ishte e padëmtuar nga ana konjitive.
Ajo shton se kishte momente ndjesish intensive në spital, sikur po jetonte një jetë të dytë.
“Edhe tani më duket sikur kam dy ditëlindje. Në jetën time të parë isha e fortë, individualiste, egoiste. Ndërsa në këtë jetë marr shumë kënaqësi nga gjëra të vogla. Shumë gjëra si karriera e suksesi nuk kanë më rëndësi përveçse nevojave të mbijetesës, ndihma e dashuria ndaj të tjerëve”.
Canaday thotë se ka lënë tashmë punën e saj dhe po shkruan një libër kujtimesh në lidhje me sëmundjen dhe incidentin që i ndryshoi jetën.
“Tani përpiqem të eci cdo ditë, dal për shëtitje kur kam mundësi por shumicën e kohës dua qetësi, si për shembull lutje të heshtura dhe meditim”.
Canaday thotë se kërkon të ndajë me të tjerë historinë e saj pasi vitet e fundit numri i atakëve kardiakë është rritur në mënyrë të pashpjeguar, nga të cilët vetëm një mesatare prej 1 në dhjetë persona shpëtojnë gjallë.DailyMail
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...