Alba kërkon të lërë shtëpinë e ‘BBVK’, çfarë ndodhi me konkurrenten e reality show-t?
Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 27 December 2023
Alba ka qenë një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të “BBVK”, sigurisht për shkak të energjisë pozitive që përcjell, “performancave” me këngët shqiptare, por kryesisht falë marrëdhënieve që NUK ka nisur me asnjërim prej djemve në reality show, edhe pse është shfaqur e afërt me më shumë se një prej tyre.
Pikërisht për këtë arsye së fundmi konkurrentja e programit ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, më saktë ka thënë që planifikon të largohet, teksa ka rrëfyer se e gjen veten në një situatë presioni si asnjëherë më parë. Në një bisedë ditën e sotme me Bucin dhe Santianën në lavanderi, Alba ka thënë se këtë të premte, me apo pa votën e publikut (është në nominim) ajo do të lërë në gjysmë garën, duke dalë kështu nga shtëpia.
Ndonëse dy banorët u përpoqën që ta bindnin të ndryshonte mendje, ajo tha se situatat në shtëpi e kanë bërë të ndihet keq e për këtë arsye do të lërë garën, ndërsa së fudnmi ka qenë edhe në qendër të vëmendjes falë debateve që janë bërë në Prime, teksa e gjeti veten edhe në mes të “përplasjes” mes Shqipes dhe opinionistes, Anita Haradinaj.
Po ashtu, Azemi, tashmë i larguar nga gara, ka deklaruar se do ta presë Albën jashtë, me gjasë për të vazhduar njohjen që kanë nisur, ndërsa në shtëpi ajo është shfaqur e afërt edhe me Blerandon, por edhe me disa prej konkurrentëve më të rinj.
Në secilin rast, Alba, në një mënyrë a në një tjetër, nuk është shprehur e gatshme për të nisur një histori, duke kërkuar kohë, megjithatë presioni që ka nga djemtë dhe sigurisht, banorët e tjerë, është bërë i papërballueshëm për të, gjë që mund të reflektohet të premten. Gjithsesi, do na duhet të presim Prime-n e ardhshëm për të parë cfarë “fati” do të ketë Alba.
Të tjera
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...