Lajme

PDK-ja e AAK-ja thërrasin konferencë për media të enjten, të dyja në të njëjtën kohë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 27 December 2023

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të dyja kanë thirrur konferencë për media për të enjten, madje, në të njëjtën kohë.

Të dy partitë opozitare, konferencën e kanë thirrur për në orën 12:00 derisa nuk e kanë bërë të ditur arsyen.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban nesër (e enjte) konferencë për media. Vendi: Selia qendrore e PDK-së, koha: 12:00”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

-Advertisement-

Ndërsa në atë të AAK-së, thuhet “Nesër, më datë 28 Dhjetor, në ora 12:00, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera