Kërkesa e BE’së, Kurti: Vendosim sapo ta vërtetojmë se Serbia po e zbaton vendimin e saj për targat RKS
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 27 December 2023
Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS në territorin e saj është një përpjekje për të ulur kritikat e Perëndimit për zgjedhjet e parregullta dhe refuzimin zyrtar për të mos e zbatuar Marrëveshjen Bazike me Kosovën.
Kurti tha se Kosova do ta bëjë të njëjtën pasi që policia kufitare e vërteton që Serbia po e zbaton këtë vendim të plotë.
“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore do ta marrim sapo që policia jonë kufitare do të dokumentojë dhe vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kurti tha se targat u përdorën nga Serbia për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe tha se vendimi tash nuk u ndërmor për hir të normalizimit të marrëdhënieve, por për pushtetin aktual të Serbisë.
Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas kërkesës se BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme.
Si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet atje. Targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin edhe për të kërcënuar Kosovën edhe përmes MIG+29 dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit nëpërmjet 16 barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet, po përdorën për të ulur preisonin nga Perëndimi demokrati, BE dhe SHBA, mbi Serbinë për zgjedhjet jodemokratike dhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike që ka bërë letra e Bërnabiqit drejtuar Këshillit Europian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë. Kështu duhet të lexohet ky hap i Serbisë që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit është një manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...