Lajme

Policia e Kosovës largon 6 kamera ilegale në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 26 December 2023

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka larguar gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I njëjti ka thënë se monitorimin me kamera në vendet publike e bën vetëm Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Ai ka treguar se në verë të po këtij viti kishin larguar 7 kamera të tjera, derisa në Mitrovicë të Veriut 38 gjatë këtij viti.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veq Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica e Veriut këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera