Lajme

Kontigjenti i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri për gjetjen e qytetarit të zhdukur në lumen Buna

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 22 December 2023

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shprehu ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre.

Ndryshe, të dielën rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, 65 vjeçari nga Mitrovica.

-Advertisement-

Shërbimet e Policisë shqiptare kishin shkuar menjëherë në vendngjarje për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit por deri më tani nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera