Lajme

Investim prej 1.7 milionësh në Parkun Industrial në Viti, Kurti: Do të ndikojë në zhvillimin ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 19 December 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka folur për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal gjatë inaugurimit të parkut industrial në Budrikë të Vitisë.

Në fjalën e tij, Kurti tha se ky vit po përmbyllet “me punë të mira e të dobishme për bizneset tona, përkatësisht për qytetarët tanë, ndërmarrës e punëtorë të vyer”.

“Parku industrial i sapo ndërtuar këtu do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ky park ka një investim kapital prej 1.7 milionë eurosh nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me hapësirë prej 15.5 hektarë.

“Në Komunën e Vitisë do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona nga diaspora dhe investime të huaja, mandej do të nxisë veprimtarinë prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe e transformimit progresist të vendit tonë, si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe promovimin e tyre për një eko-sistem inovativ, me rritje të konkurrueshmërisë për më shumë eksporte e më pak deficit tregtar”, theksoi ai.

Kryeministrit i vendit po ashtu tha se në tre vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera