Memli Krasniqi viziton shkollën “Ali Asllani”: Qeveria Kurti po i pengon realizimet e projekteve
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 December 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë vizituar Shkollën Fillore “Ali Asllani” në fshatin Doganaj.
Krasniqi tha se është e papranueshme që një qeveri, e cila duhet të ju shërbejë të gjithë qytetarëve, t’i penalizojë e t’i ndëshkojë qytetarët e komunave të caktuara.
“Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, jo vetëm që nuk i ka ndarë asnjë euro tash e katër vite Komunës së Kaçanikut, por edhe ato projekte, të cilat kanë qenë të planifikuara, të buxhetuara e duke u zhvilluar, i ka ndaluar dhe i ka penguar që të realizohen. Shkolla Fillore në Doganaj është simptomatike për gjendjen e kësaj qeverie, sidomos për gjendjen në sektorin e arsimit. Ashtu siç i kemi parë rezultatet zhgënjyese të Testit PISA, e kemi prapa nesh edhe një fotografi të shkollës së mbetur përgjysmë, e cila është dashur të përfundoj qysh në vitin 2022, ndërsa në fund të vitit 2023 nuk ka as plane për të vazhduar tutje”, theksoi ai.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha se nxënësit e shkollës “Ali Asllani” janë të diskriminuar, njofton zyra e komunikimit të PDK-së.
“Gurthemeli i kësaj shkolle është vendosur në vitin 2019 edhe sot punimet janë thuajse në fazën fillestare që nga viti 2019, edhe pse kjo kontratë do të duhej të përfundonte në vitin 2022. Pra, ne jemi në fund të vitit 2023 dhe siç e shihni nxënësit e kësaj treve janë të diskriminuar, siç e pamë edhe më herët në ambientet e asaj shkollës tjetër se nuk ka kushte për mësim. Megjithatë, jemi në këtë situatë dhe e apelojmë Qeverinë e Kosovës që te mos i diskriminojë qytetarët”, tha Ilazi.
Drejtori i Shkollës Fillore “Ali Asllani”, Fitim Selmani tha se ndonëse kanë kërkuar direkt nga Ministria e Arsimit për vazhdimin e punimeve për përfundimin e objektit të ri, përgjigja ka qenë negative, prandaj 297 nxënësit e kësaj shkolle po detyrohen ta zhvillojnë mësimin në objektin e vjetër ku gjatë stinës së pranverës paraqiten krimba dhe insekte të ndryshme.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...