Lajme

Haradinaj për bojkotimin e fjalimit vjetor të presidentes Osmani: Nuk po i shërben vendit, por Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 15 December 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvend.

Haradinaj tha se ka pritur që presidentja të jetë person unifikues dhe i qëndrimeve me interes për vendin e jo t’i shërbejë Kurtit e Qeverisë.

“Kemi prit nga presidentja që të mban qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes vendit, dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi parë fare rolin e institucionit të Presidentit, më shumë e shohim si shërbim të Kurtit”, tha Haradinaj për RTV21.

-Advertisement-

Ai tha se kjo simbolika e bojkotit të Presidentes është ngjashëm si “bojkoti që i bën ajo për buxhetin ku janë diskriminuar shumë rajone”.

Bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së e komentoi sot edhe vetë presidentja Osmani.

Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

“As ata vetë nuk besojnë në ato gjëra që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmeve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithnjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, e ka quajtur jo të lehtë vitin 2023.

Osmani fjalimin e ka nisur me sulmin në Banjskë, foli për dialogun, draft-satutin e Asociacionit e atë që është bërë për fuqizimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera