Lajme

Kosova pjesë e projektit evropian shtatë miliardë eurosh për teknologji

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 13 December 2023

Kosova është bërë pjesë e një projekti në vlerë prej shtatë miliardë euro.

Ky projekt evropian ka të bëjë me teknologji.

Marrëveshja në emër të Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

-Advertisement-

“Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:
➡️ Resurset kompjuterike me performancë të lartë,
➡️ Inteligjenca artificiale (IA),
➡️ Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe
➡️ Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera