Lajme

Hoti: Asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 12 December 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për prokurimin publik të këtij viti.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se nuk ka pasë asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023.

“Përkundrazi, prokurimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Ai ka përmendur dhjetë vërejtjet kryesore nga monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë vitit 2023 janë si në vijim:

Në OShP janë deponuar 748 ankesa nga operatorët, por vetëm 23% e tyre janë zgjidhur brenda afatit ligjor.Për 116 ankesa, ka skaduar afati ligjor për shqyrtim.Koha mesatare e zgjidhjes së ankesave është rritur nga 55 ditë, sa ka qenë më herët, në 63 ditë për vlerën e lëndëve të ankesave deri në 300,000.00 euro.OShP përdorë standarde të dyfishta të shqyrtimit të ankesave, pasi Bordi kishte vendosur që të mos trajtoheshin ankesat të cilave u kishte skaduar afati ligjor për shqyrtim, ndërkaq sot pjesa dërrmuese e vendimeve janë të nxjerra jashtë afatit ligjor.Për një kohë të caktuar nuk ka funksionuar Bordi i OShP-së, duke dëmtuar të drejtat e operatorëve dhe bllokuar investimet publike.Shoqëria civile e ka të pamundur të monitorojë si duhet aktivitetet e OShP-së.OShP dy herë kishte ndryshuar rregulloren e punës. Fillimisht kishte vendosur që ankesat për kontratat në vlerë deri në 100,000 euro të shqyrtoheshin në panele individuale. Pastaj, ky prag është rritur në 300,000 euro. Në rregulloren e mëparshme të punës së OShP-së, ky prag ka qenë 30,000 euro. Pasi shumica e ankesave i përkasin vlerave deri në 300,000 euro, kjo nënkupton se shumica e ankesave shqyrtohen nga panele individuale.Megjithatë, ndryshimet në rregulloren e punës nuk kanë rezultuar me rritje të efikasitetit të punës së paneleve shqyrtuese.Ndryshimet në rregulloren e punës janë bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, pasi ka pasur mungesë të plotë të transparencës dhe nuk janë përfshirë palët e interesuara në këtë proces.Është shfaqur mungesë e koordinimit mes zyrave dhe departamenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera